Gjeni të gjitha informatat që ju duhen për dërgesën, pagesat dhe kthimet në ODA Home Decor, Durrës.
Bashkëpunojmë me Ultra C.E.P — shërbimin më të dixhitalizuar postar në Shqipëri.
Dërgesa brenda Shqipërisë bëhet brenda 1–3 ditë pune. Për Kosovë, dërgesa merr 5–7 ditë pune.
Brenda Shqipërisë, për pako të vogla posta kushton 300L. Për pako më të mëdha ose të rënda, si pasqyra ose sete tenxheresh, kostoja varion nga 400 deri në 800L. Kostoja e transportit varet nga pesha dhe vendndodhja.
Ndiqni statusin e porosisë në faqen Gjurmo porosinë: odashop.al/gjurmo-porosine. Për çdo pyetje na shkruani në WhatsApp (+355 69 657 7466) ose në [email protected].
Pagesa standarde është me para në dorë në momentin e dorëzimit. Mund të paguani online me kartë (Visa / Mastercard) përmes POK; pagesa konfirmohet menjëherë.
Çdo produkt vjen me udhëzime të detajuara për kujdesin. Në përgjithësi, rekomandojmë pastrimin e butë me leckë të lagët dhe shmangien e produkteve kimike.
Dëmtimet: na njoftoni brenda 1 ore nga hapja e pakos, me foto/video. Pas njoftimit nuk keni pse ta ktheni menjëherë — ne caktojmë korrierin që vjen ta marrë produktin në ditët në vijim.
Për shkëmbime, na kontaktoni brenda 1 dite nga marrja e produktit. Produkti duhet të jetë në gjendjen origjinale dhe në paketimin e tij origjinal. Na shkruani në WhatsApp ose [email protected] për ta organizuar. Kostoja e transportit për shkëmbimet mbulohet nga klienti.
Po! Dyqani ynë fizik ndodhet në Durrës, prane Muzeumit te Deshmoreve. Oraret e punës janë të hënën-shtunën 9:00-20:30.
Mund të na kontaktoni përmes emailit [email protected], telefonit +355 69 657 7466, ose përmes rrjeteve sociale.