Ide dhuratash

Ide dhuratash nga dyqani ynë në Durrës, për ata që duan të dhurojnë diçka të bukur për shtëpinë: vazo me lule, organizuese bizhuterish, korniza fotografish, frutiera, ibrikë çaji, sete filxhanësh dhe abazhurë. Janë dhurata për femra, për mamin dhe për vjehrrën, me çmime nga rreth 1.200 L. Për raste të veçanta kemi faqe më vete me dhurata për Vitin e Ri dhe dhurata për shtëpi të re. Porosit online me dërgesë në gjithë Shqipërinë dhe paguaj kur ta marrësh.

Produktet e zgjedhura

Ide për dhurata sipas personit

Për mamin dhe për vjehrrën, dhuratat që mbeten janë ato që përdoren në shtëpi: një set filxhanësh për kafenë e mëngjesit, një ibrik çaji, një frutierë për tryezën ose një vazo me lule të gatshme. Janë të sigurta edhe kur nuk e njihni mirë shijen e personit, sepse i shërbejnë çdo shtëpie.

Dhuratat për femra që duan detajet personale janë organizueset e bizhuterive, kornizat e fotografive, buqetat me lavandë dhe abazhurët e komodinës. Për një dhuratë të vogël ka zgjedhje nën 2.000 L; për një rast më të veçantë, një set vazosh ose një set çarçafësh satini.

Kur nuk jeni të sigurt, karta dhuratë ODA i lë personit zgjedhjen dhe mund të përdoret pjesërisht ose plotësisht në dyqanin online. Çdo porosi dërgohet në gjithë Shqipërinë brenda 1–3 ditëve pune, dhe transporti është falas për porositë mbi 8.500 L.

Artikuj të Ngjashëm