Servirëse druri për tryezën: bazamente druri për antipasta, djathë e fruta, sete me dy bazamente në dy përmasa, dërrasa prerjeje nga dru rosewood dhe akacie, dhe tas druri për sallatë me lugët e servirjes. Druri natyral e ngroh tryezën dhe çdo copë ka damarët e vet. Porosit online me dërgesë në gjithë Shqipërinë.
Servirëset prej druri lahen me dorë, me ujë të ngrohtë, dhe thahen menjëherë; lavastoviljet dhe njomja e gjatë e çajnë drurin. Një herë në disa muaj, pak vaj ushqimor i fërkuar me leckë e mban drurin të ushqyer dhe me ngjyrë të thellë.